Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar Kosovën për rreshtimin krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Hovenier, në seancën solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se është i nderuar që të flasë për njëvjetorin e luftës atje nga Prishtina, njofton Klankosova.tv.
“Jam i nderuar që jam këtu për të shënuar një vit që kur presidenti putin nisi pushtimin e tij brutal me shkallë të gjerë të Ukrainës. Ky është një sulm që pamarparasysh se sa inteligjencë paraprake apo paralajmërim erdhi si tronditje botërore” u shpreh Hovenier.
“Populli i Kosovës është bashkuar me Evropën në këtë aspekt duke strehuar gazetarët ukrainas dhe kanë qëndruar përkrah nesh dhe Evropës dhe keni ofruar gjithçka për ukrainasit”.
“Ju keni demonstruar saktësisht se me kë qëndroni dhe duke ardhur këtu e pash qartë këtë pasi rrugës pas shumë shenja që thonin se “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.
Mes tjerash, Hovenier tha se Amerika dhe partnerët e saj janë duke punuar që Rusia të dështojë në përpjekjen e saj për të pushtuar Ukrainën.
“ShBA dhe partnerët e saj janë duke punuar që Rusia të dështojë në përpjekjen e saj për të pushtuar Ukrainën dhe po punojmë që Rusia të jap përgjegjësi për të gjitha dëmet e shkaktuara”.
“Putin ka menduar ne NATO-ja do të thyhet dhe do të dështojë por NATO është më e bashkuar se kurrë” tha Hovenier.