Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke uruar për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Ambasadori Hovenier ka thënë se kremtohet trashëgimia e pasur e komunitetit rom megjithëse dihen sfidat dhe diskriminimi me të cilin ata përballen.
“Mbetet më shumë punë për t’u bërë që romëve të Kosovës t’u mundësohet qasje e barabartë në edukim, punësim dhe shërbime qeveritare”, është shprehur Hovenier.