Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı.
Me këtë rast ambasadori Hovenier i ka uruar mirëseardhje atij derisa kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, transmeton lajmi.net.
Hovenier po ashtu ka ngushëlluar ambasadori turk për tragjedinë e tërmetit që ndodhi së fundi atje.
Ai theksoi gjithashtu se përpjekjet e Amerikës dhe Kosovës janë të bashkuara për të ndihmuar.
“Mirë se erdhe në Kosovë, ambasador Angili. Ne patëm një diskutim të mirë për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe unë përsëritura ngushëllimet tona për humbjen tragjike të jetëve dhe shkatërrimin në Turqi. Siç dihet përpjekjet tona për ndihmë janë të bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin dhe rimëkëmbjen”.