Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është mjaft i fortë.
Hovenier ka shkruar për takimet që një delegacion i lartë i SHBA-së i drejtuar nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kishte dje në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“I lumtur të presë në Kosovë dje, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe gazetarëve”, ka thënë Hovenier.
Chollet dje gjatë vizitës në Kosovë, kishte takime me krerët e shtetit dhe opozitën.
Veç e veç, Chollet theksoi se për çka u fol në takimet që zhvilloi sot. Në njoftimet që ndau, Chollet për ta la edhe porosi.
Me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Chollet tha se u fokusua në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Chollet ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja e ShBA’së drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, duke pritur angazhimin edhe të Kosovës.
“Bashkëbisedim i rëndësishëm për dialogun, me kryeministrin Albin Kurtin. Vlerësoj angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile. Vazhdojmë përpara me partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Chollet në Twitter.
Pas takimit me presidenten Osmani, këshilltari amerikan shprehu mirënjohje për solidarizimin e Kosovës me Ukrainën dhe me refugjatët afganë që ishin strehuar në Kosovë.
Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.
“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”.
Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.