Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.
Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive.
Hovenier, gjatë së mërkurës, theksoi se Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës. Kështu deklaroi ai pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ku tha se biseduan edhe për çështjet aktuale.
Sipas tij, gjatë ditës do të vizitojnë qytetit e Gjakovës dhe aktivitete të tjera me studentë dhe me afaristë.
Para gazetarëve ai u pyet edhe për Asociacionin, me ç’rast, rënditi tri pika të qëndrimeve të tyre.
“Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë. Bashkimi e Bashkimit të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve.”, deklaroi Hovenier.
I pari i Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se në takimin e sotëm kanë diskutuar rreth shumë çështjeve dhe se Hovenier kupton mirë situatën e Kosovës.
“Është edhe sot edhe sot e kësaj dite, jemi ndër popujt më të bekuar në botë që kemi mbështetjen e demokracisë më të madhe në botë, shtet më të fuqishëm në botë, por edhe gjithë aletaëve, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë bashkë me ne. Kemi biseduar për shumë gjëra, për Gjakovën, për Kosovën. Dhe më duhet të ju them që edhe në këtë rast, që jam shumë i lumtur që në Kosovë është ambasadori Hovenier, për shkak se është një nga diplomatët amerikan që jo vetëm që kupton çka ka në Kosovë, në politika e politikë, por e kupton edhe arsyen prapa gjithçka që kemi bërë për 25 vjet”, u shpreh Gjini.