Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka publikuar një grafikë të importeve të Kosovës nga vendet e rajonit për vitin 2020 dhe 2021.
Hoti ka shkruar se gjatë vitit 2020 sa ishte kryeministër Kosova importonte mallra nga Shqipëria më së shumti, kurse në qeverisjen e kryeministrit Kurti, Kosova po importon më së shumti mallra nga Serbia me një rritje prej 76%.
Ky është postimi i tij i plotë:
Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.
Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet.