TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Hoti: S’e pranojmë largimin e termit “të zhdukur me forcë” nga deklarata për të pagjeturit

30/07/2022
in Kosovë, Lajme
Hoti: S’e pranojmë largimin e termit “të zhdukur me forcë” nga deklarata për të pagjeturit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe Serbia nuk janë afër nënshkrimit të një deklarate për personat e pagjetur, thotë kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje të personave të zhdukur në kuadër të grupit punues, Andin Hoti.

Shkak për këtë është refuzimi i palës serbe që në deklaratë të përdoret termi “të zhdukur me forcë” dhe çështje të tjera që lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces, e për të cilat Hoti flet në një intervistë për KosovaPress.

Ai thotë se Serbia po bën lojë politike.

Një deklaratë që do të obligonte palën serbe të hapte arkivat sekrete dhe jo sekrete të luftës së fundit dhe do të përfshinte më shumë Bashkimin Evropian në këtë çështjen e të pagjeturve, nuk pritet të nënshkruhet së shpejti në Bruksel.

Serbia nuk po pranon që të pagjeturit të quhen persona të zhdukur me forcë.

I biri i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hotit, thotë se Kosova nuk pajtohet që ky term të largohet në tërësi nga deklarata, duke shtuar se i njëjti është një tregues i realitetit se çka ka ndodhur në Kosovë.

Kjo, sipas tij, ka të bëjë me trajtim dinjitoz të personave të zhdukur dhe termi “të zhdukur me forcë” bazohet në konventë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se të tjerë që janë propozuar atje nuk kanë bazë ligjore për asnjërën palë.

“Vazhdojmë të insistojmë dhe nuk e kam ndërmend të ndryshoj këtë qëndrim, sepse ai term duhet të jetë në deklaratë për shumë arsye, dhe nuk është arsye politike kjo, sepse jam i bindur që termi ‘të zhdukur me forcë’ obligon të dyja palët, e them sinqerisht, edhe Kosovën edhe Serbisë, e obligon të ofrojnë informacione, të ofrojmë punën tonë për të gjetur personat e zhdukur. Ndërsa nëse ne shkojmë dhe bëjmë deklarata pa pritje të një rezultati konkret në Bruksel atëherë është e dhimbshme për familjarët, dhe unë nuk dua që familjarët të krijojnë shpresa të kota, sepse jemi 22 vjet prapa. Prandaj jo, nuk jemi afër nënshkrimit të deklaratës. Sa më përket mua, si pjesë e atij delegacioni, jo, nuk jemi afër dhe nuk është vetëm ky term, janë edhe dy gjëra të tjera që nuk janë përmend në publik, por që janë shumë të rëndësishme”, thotë Hoti.

Çështje të tjera që po diskutohen brenda kësaj deklarate, sipas Hotit, lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces.

“Pjesë të tjera që po e them, kanë të bëjnë me rolin më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian në procesin e personave të zhdukur, sepse ne e kemi provuar deri sot dhe vazhdojmë të provojmë këto marrëdhëniet tona Kosovë-Serbi për fatin e personave të zhdukur, ne e dimë se si Serbia luan lojë politike me këtë çështje, prandaj e kemi parë të rëndësishëm që kjo çështje të kalojë në Bruksel, që BE-ja të luajë rol pak më të rëndësishëm, pak më vendimmarrës në çështjet e personave të zhdukur. Edhe këtë e kam kërkuar edhe atje, edhe kjo është një problem që është duke u trajtuar brenda kësaj deklarate”, thotë Hoti.

Hoti thotë se nëse Serbia nuk pajtohet me termin “të zhdukur me forcë” atëherë deklarata në tërësi do të mund të hiqet fare. Ai shton se pala kosovare është duke u përballur me presione në lidhje me këtë çështje.

“Termi ‘persona të zhdukur me forcë’ ka qenë në çdo pikë të deklaratës, jemi mundur të kuptojmë, edhe pse ka qenë e pakuptueshme, edhe me tërheq gati në shumicën prej pikave, dhe e kemi lënë në vetëm një apo dy pika. Nuk kam çka bëj tjetër, ky është sipas meje, ky është edhe fundi i bisedimeve për deklaratën për personat e zhdukur në Bruksel, sa më përket mua, që ne mund të merremi vësh diçka tjetër aty. Nëse Serbia vazhdon të hezitojë atëherë Bashkimi Evropian, apo kushdo qoftë tjetër, le të drejtohet të Serbia, jo të ne. Ne jemi të vendosur, dialogu po vazhdon ende, qëndrimi im është ky, këtë e kam thënë edhe në Bruksel disa herë, mirëpo nuk e nënshkruaj unë deklaratën, unë jam vetëm pjesë e delegacionit, si do të rrjedh deri në fund nuk e di. Presion të hatashëm kemi si palë kosovare për këtë punë”, thotë Hoti.

Javë më parë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë “dy fjalë afër ose dy fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit”. Ai ka thënë se 99.5% e tekstit të deklaratës është dakorduar veçse nevojitet vullnet politik duke shtuar se do të ketë konsultime për këtë në ditët në vijim.

Tags: Andin Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh

Next Post

UEFA vlerëson lartë Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Conference League

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
UEFA vlerëson lartë Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Conference League

UEFA vlerëson lartë Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Conference League

Te fundit

Dyshohet për helmim nga uji i pijshëm në Han të Elezit, rreth 100 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

Dyshohet për helmim nga uji i pijshëm në Han të Elezit, rreth 100 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

11/07/2022
Supë nga patatet

Supë nga patatet

06/06/2022
Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

24/06/2022
Time Kadrijaj i bashkohet protestës së veteranëve

Time Kadrijaj i bashkohet protestës së veteranëve

16/06/2022
Kurti: Me Scholzin në Berlin e Biden në Shtëpi të Bardhë mund të rigjallërojmë urën transatlantike

Kurti: Me Scholzin në Berlin e Biden në Shtëpi të Bardhë mund të rigjallërojmë urën transatlantike

05/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?