Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar për rikthimin e reduktimeve të rrymës.
Në një reagimin në profilin e tij në Facebook, Hoti shkruan se “për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”.
Ai shkruan se është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë.
Postimi i tij i plotë:
Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.