Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo është qeveria me e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, Hoti e ka krahasuar qeverinë aktuale me qeveritë tjera.
“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara. Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero”, ka thënë Hoti.
Ai ka përmendur edhe fushat tjera ku ka çaluar Qeveria Kurti.Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, është shprehur Hoti.