Deputeti i LDK-së, Avduallh Hoti ka kritikuar sërish Qeverinë e Kosovës duke thënë se në dy vite të qeverisjes asgjë nuk është punuar asgjë.
Sipas Hotit janë miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni për shkak se janë mbajtur të pashpenzuara në llogarinë bankare të Qeverisë.
“Si mund të lavdërohet Kurti për qeverisjen e tij kur ekonomisë së Kosovës sot i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak të rënies së investimeve kapitale më 2021 dhe 2022?!…
Disa shembuj të sektorëve me investime kapitale në krahasim me vitin 2021:
– Objektet arsimore -27%
– Objektet sportive -54%
– Rrugët – autostradat -46%
– Rrugët – regjionale -35%
– Rrugët – lokale -25%
– Ujësjellës -52% “, shkroi Hoti në Facebook.
Hoti kritika hodhi edhe për investimet kapiatle të dy viteve të fundit për të cilat tha se ka ndodhur një çoroditje.
“Janë 88 milionë euro që janë paguar avanse për investime kapitale, që është shumëfish më shumë se në qeveritë paraprake. Besoj se Qeveria duhet dhënë shumë sqarime se me çfarë arsyetime i ka paguar këto avanse. Kur hiqet pagesa për avance, atëherë investimet kapitale janë 21% më të ulëta se vitin paraprak, ndërkaq shkalla e realizimit të tyre është vetëm 47%.”, përfundoi Hoti.