Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë në një diskutim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me perspektiven euro-integruese të Ballkanit Perëndimor.
Kështu ka njoftuar vetë Hoti përmes një postimi në Facebook ku, ka shtuar se në takim kanë marrë pjesë edhe parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane.
Ky diskutim, siç njofton deputeti i LDK-së është bërë në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim me z. Miroslav Lajçak lidhur me perpsektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hoti.