Ish-kryeministri, Avdullah Hoti e ka falënderuar Këshillin Atlantik në Washington DC për ftesën për të bashkëbiseduar me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Deputeti i LDK-së tha se Herzog është një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja, për kontributin e tij për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.
“Jemi të bekuar që kemi miq të tillë!”, shkroi ai në Facebook.