TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Hoti: Mashtrimet e Kurtit po dalin në shesh çdo ditë, privatizimi po vazhdon

10/03/2023
in Kosovë, Lajme
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mashtrim të qytetarëve sa i përket procesit të privatizimit.

Në një status në Facebook Hoti ka shkruar se privatizimi është duke vazhduar valë-valë, përkundër deklarimeve të zyrtarëve të partisë në pushtet se privatizimet do të vlerësohen.

“Mos harroni: më 15 mars është afati për dorëzimin e ofertave për ‘Valën 62’ të privatizimit.‼️ Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka shkruar edhe tri, siç ka thënë, fakte që dëshmojnë mashtrimet.

Si fakt të parë ka cituar Programin zgjedhor të LVV-së ku thuhet se ”Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Si fakt të dytë ka përmendur fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës më 17 maj të vitit 05.2021, në prezantimin e Programit Qeverisës 2021-2025, kur ai ka thënë se “Agjencinë Kosovare për Privatizim do ta shuajmë dhe do ta transferojmë në agjenci brenda Qeverisë, e do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura”.

Ndërsa si fakt të tretë ka cituar edhe një pjesë të Programi të Qeverisës 2021-2025 ku thuhet se “Do të angazhohemi për krijimin e Fondit Sovran. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit. Po ashtu, Fondi Sovran do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Si pasojë e kësaj, do të shuajmë Agjencinë Kosovare për Privatizim me anë të transferimit të saj në agjenci brenda Qeverisë”.

Tags: Avdullah Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Kënaqshmëria e qytetarëve për punën e Kuvendit bie për 4.6%

Next Post

Vuçiq: Ne jemi të gatshëm për shumë kompromise, por Kurti s’e bën Asociacionin

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Vuçiq-ambasadorit amerikan: Nuk jam këtu për të plotësuar dëshirat e askujt

Vuçiq: Ne jemi të gatshëm për shumë kompromise, por Kurti s’e bën Asociacionin

Te fundit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore e Speciales ndaj Pjetër Shalës

29/03/2023
Trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës do të gjykojë edhe rastin e Pjetër Shalës

Trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës do të gjykojë edhe rastin e Pjetër Shalës

16/09/2022
Parashikimi i motit për këtë javë

Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për këtë javë

18/07/2022
Çfarë ndodh në trupin tonë kur ndalojmë duhanin?

Si ta eliminoni erën e keqe të tymit të duhanit

11/03/2023
Oficeri i ri i FSK-së: Ta duam dhe t’i shërbejmë Kosovës sonë deri në frymën e fundit

Mbi 1 mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së veç për një vit

19/12/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?