Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e vlerëson për keqardhje edhe moskoordinimin me aleatët ndërkombëtarë, veçmas ShBA-në për vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS.
Ai thotë se shenjat e para për prishjen e raporteve me ShBA-në janë dhënë, ngjashëm sikur në kohën e Qeverisë Kurti I.
“Është për keqardhje që nuk është koordinuar më herët me partnerët tanë. Pavarësisht asaj, nuk po dëgjohet këshilla e aleatit kryesor tonin, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rishikohet shtyrja e vendimit, me shpresë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje me Serbinë, pasi ajo nuk mund të arrihet pa partnerët tanë ndërkombëtar… Disa shenja janë dhënë, siç u patën dhënë në Qeverinë Kurti I. Atëherë ka pasur edhe reagim publik se janë artificiale këto veprime. Prapë i kanë dhënë të njëjtat shenja, shtyrja e vizitave të disa ministrave në ShBA me insistim eksplicit të palës amerikane se duhet të qëndrojnë këtu, ky është mesazhi që të japin”, deklaron Hoti./kp