Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e pyetur për një deklaratë të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili dje tha se është “I zhgënjyer dhe i shqetësuar” me refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të shtyrë për 10 dhjetë muaj çështjen e riregjistrimit të targave serbe në RKS, Osmani u shpreh se raportet me SBA-në janë të shkëlqyeshme.
Osmani tha se këto raporte vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme, derisa është shprehur se po vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar tensione në veri, të cilat Osmani tha se i ka për qëllim vetëm Serbia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Raportet i kemi në fazë të shkëlqyeshme, ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Blinken që janë raporte të palëkundura dhe ashtu do të mbesin. Qëndrimi im për targat është i njëjtë. Tensionet natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato ti parandalojmë”, u shpreh Osmani para gazetarëve.
Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme ka pasur kërkesa të njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve për shtyerje të afatit për targa, nuk pranuar që të komentojë kërkesat e tyre.
Kurti tha see për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flasë nga Qeveria.
“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”, ka deklaruar kryeministri sot. /