Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i bëri thirrje presidentit Vuçiq që të sigurojë që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetin.
Pas disa takimeve gjatë ditës, Vuçiq shprehu shqetësimin për presionet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, lidhur me situatën në Kosovë.
“Ambasadori Hill kërkoi nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi, seriozisht dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, njoftoi Presidenca.
Në njoftim thuhet se presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar që të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. /RTK