Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rastet e shpeshtuara të helimimit nga ushqimi.
Këto janë rekomandimet e IKSHPK’së:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.
Duart duhet të lahen dhe thahen:
Para se të filloni të përgatisni ushqimin
Pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
Pas përdorimit të tualetit
Pasi të pastroni hundën
Pasi të prekni një kafshë
Pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.