Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën, duke iu referuar Kurtit.
Sipas tij, ‘këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi.
Postimi i plotë:
SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante. /