Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu e ka quajtur turpërues vendimin e Qeverisë për vlerën e koeficientit prej 105 euro.
Haxhiu madje ka thënë se me këto vendime arbitrare Qeveria po punon që të ikin sa ma shumë qytetarë nga Kosova.
Sipas tij ky vendim së bashku me Ligjin për Pagat, është i pa pranueshëm dhe duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Vendimi i Qeverisë Kurti për vlerën e koeficientit 105 euro, është turpërues!
Me këtë vendim do të ketë ulje të pagave për shumë sektorë!
105 euro vlera e koeficientit është nënçmim, fyrje dhe zhgënjim për nëpunësit publikë.
Rritje të çmimeve te produkteve ushqimore,
Rritje të çmimit të energjisë,
Rritje të çmimit të derivateve,
Rritje të çmimit të tatimit në pronë,
Rritje e inflacionit,
Ulje të pagave…
Kjo është qeveria e shpresës dhe ndryshimit!
Krejt dhe drejt shkatërrimit të çdo sektori, çdo shprese e motivimi.
Me këto vendime arbitrare Qeveria po punon që të ikin sa ma shumë qytetarë nga Kosova.
Ky vendim bashkë me Ligjin për Pagat është i pa pranueshëm dhe duhet të dergohet në Gjykatën Kushtetuese.