TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Haxhiu për Vettingun: Problemi është me nivelet e larta të drejtësisë

22/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Haxhiu për Vettingun: Problemi është me nivelet e larta të drejtësisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka thënë se problemi është me nivelet e larta të sistemit të drejtësisë, prandaj duhet të verifikohet integriteti i tyre.
Sipas saj, për këtë fajtorë janë edhe qeveritë e kaluara që kanë vendosur në pozita të caktuara, persona për interesa të ndryshme individuale.

“Më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë do të adresohen, do të fuqizohen mekanizmat disiplinorë dhe të performancës në kuadër të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Pastaj trupat e verifikuar nga mekanizmat e jashtëm do ta bëjnë vettingun edhe te prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë”, kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sa i përket dhënies së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias për vetting në drejtësi.

Haxhiu, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se Komisioni i Venecias, nuk është një instancë që vulos dokumente që adresohen nga ministritë apo shtetet, është instancë profesionale për avancimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të  njeriut.

Sipas saj, ky komision është një trup profesional që ofron rekomandime në raport me  draftet që dërgohen për opinion.

Ajo ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë opinionin e Venecias edhe për Byronë Shtetërore për verfikimin e pasurisë së pajustifikueshme, sikurse atë të vettingut.

“Në këtë drejtim bashkë me komisionin për legjislacion të Kuvendit të Kosovës, secilin prej rekomandimeve që ka dresuar komisioni i Venecias, ta përfshijmë dhe ta marrim parasysh dhe të bëhen plotësime-ndryshimet e nevojshme në projektligjin për byronë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ndër të tjera ka thënë se për këtë ligj, do të punohet me ekspertë të ndryshëm, pasi është ligj i ndjeshëm dhe që realizohet për herë të parë.

“Jemi dakorduar që bashkarisht si institucione, pasi është ligj i ndjeshëm dhe që bëhet për herë të parë, koncepti i konfiskimit civil, të punojmë me ekspertë të ndryshëm që ato rekomandime të i adaptojmë në këtë projektligj”, ka theksuar ajo.

E pyetur nëse do të merret parasysh rekomandimi i Komisionit të Venecias që të bëhen bashkë Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) në një organ të vetëm, ajo ka thënë se nëse autoritetet e Kosovës vlerësojnë se ky është mekanizmi i duhur, atëherë do të merren  veprimet e duhura sikurse kanë bërë përmes rekomandimeve.

Por, sipas saj, Agjencia kundër Korrupsionit ka natyrë dhe përgjegjësi tjetër.

“Kjo agjenci ka për qëllim parandalimin e korrupsionit, merret me deklarimet e pasurisë, përmes ligjit parashihet që zyrtarë të deklarojnë pasurinë e tyre”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se duhet të fuqizohet Agjencia për Korrupsion, e në anën tjetër të themelohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, siç ka rekomanduar Komisioni i Venecias.

Sipas saj, në rekomandime nga Komisioni i Venecias përmendet që duhet të evitohen disa formulime që të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.

“Gjashtë janë rekomandime kryesore, por edhe të tjerat, para se të vijmë te konluzioni i opinionit të Venecias, ne do të jemi të gatshëm t’i adaptojmë ato”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, Kosova duhet të jetë shembull si një shtet i ri i zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse nuk e ka luksin që të jetë një vend që nuk i respekton rekomandimet e një instance të rëndësishme të Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë që Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për ndryshime kushtetuese për të verifikuar integritetin e niveleve më të larta të sistemit të drejtësisë, sepse siç thotë ajo problemi është me nivelet e larta të sistemit të drejtësisë.

Sipas saj, fajin për këtë e kanë edhe qeveritë e kaluara që kanë vendosur në pozita persona për interesa të ndryshme individuale.

“E kam thënë pafund herë, problemin e kemi me nivelet e larta, në të kaluarën këto pozicione nuk janë mbërrirë në bazë të meritokracisë dhe transparencës, por për interesa të ndryshme indiviudale janë vendosur në ato pozita”, ka shtuar ajo.

Tags: Ministrja e Drejtësisë
ShareTweetShare
Previous Post

Ushqimi më i dëmshëm për gjëndrën tiroide

Next Post

Me 5 korrik caktohet konferenca para apelit në rastin Gucati e Haradinaj

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Me 5 korrik caktohet konferenca para apelit në rastin Gucati e Haradinaj

Me 5 korrik caktohet konferenca para apelit në rastin Gucati e Haradinaj

Te fundit

Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

07/06/2022
Bëhen 31 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Bëhen 31 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

28/06/2022
Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

13/06/2022
Kurti flet pas takimit me Memli Krasniqin

Kurti flet pas takimit me Memli Krasniqin

29/06/2022
​Shoqëria civile kërkon konsensus politik për vettingun: I pjesshëm por të fillojë

​Shoqëria civile kërkon konsensus politik për vettingun: I pjesshëm por të fillojë

23/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?