Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kanë hasur në një varg sfidash sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë së pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ajo i bëri ne tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ku u diskutua mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Ajo kërkoi bashkëpunim të të gjitha institucioneve në mënyrë që të forcohet Agjencia. Madje tha se pret që të miratohet Ligji për Byronë, në mënyrë që të gjithë ata që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë t’u konfiskohet.
Haxhiu shtoi se brenga më e madhe mbete se pasuria e sekuestruara po mbetet me vite të tëra dhe po i humb vlera.
“Është e rëndësishme që jemi mbledhur këtu, ngase kemi hasur sfida në adresimin e çështjeve për pasurinë e konfiskuar dhe sekuestruara. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përpjekur që të i adresojmë sfidat. Por duhet bashkëpunim që ta fuqizojmë Agjencinë”.
“Jam optimiste që Ligji për Byronë do të mundësoj që e gjithë pasuria që nuk mund të arsyetohet të konfiskohet. Është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave. Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin e Fondit të konfiskim që mjetet të destinohen për grupet e margjinalizuara”.
“Brenga më e madhe shumë pasur që janë ekspertuara po mbesin për vite të tëra dhe po përballemi me situata kur po humbin vlerën. Uroj që thyeza sot ë identifikojmë sfida që i kemi hasur në praktikë e që ta fuqizojë bashkëpunimin në praktikë”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport theksoi se përdorimi i mjeteve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale që janë konfiskuar dhe sekuestruar për të ndihmuar komunitetet është një ide e mirë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Enver Krasniqi, tha se për herë të parë pas themelimit kanë arritur që vlera e konfiskimeve të kalojë sekuestrimet për 30%.
Për këtë ai ka falënderuar ministrinë për ndihmën e vazhdueshme si dhe OSBE-në, raporton EO.
“Prezenca juaj në këtë tryezë dëshmon përkrahjen tuaj për fuqizimin e Agjencisë, kjo ka ndikuar pozitivisht në funksionin dhe rolin e Agjencisë. Gjatë kësaj periudhe falë besimit dhe përkrahjes së ministres, Agjenciaoni ka zhvilluar aktivitet intensive, duke filluar me takime me të gjithë akterët”.
“Projekte tona janë përkrahu edhe nga shumë organizatat e ambasada. Konfiskimet kanë qenë më të madhe për 30% se sekuestrimet, për herë të parë pas formimit të Agjencisë”.