Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë tha se votimi i Projektligjit për Ekspertet Gjyqësor është i rëndësishëm sepse çështja e ekspertëve ligjor po rregullohet me ligj.
Ajo shtoi se me këtë ligj parandalohet abuzimin që ekspertët mund ta bëjnë me ekspertiza.
“Projektligji që sapo miratuam adreson kushtet për heqje të licencës, pra nuk do të vlejë parimi njëherë ekspert, sepse do të vlejë 5 vjet. Kjo parandalon abuzimin që ekspertët kanë mundur ta bëjnë me ekspertiza. Do të ketë listë unike për Gjykata, Prokurori, OSHP. Pra nuk mund të angazhohen ekspert jashtë listës. Nuk do të kemi tarifa më sipas dëshirës së individëve”.