Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti ka nevojë për një fizioterapi, pas qëndrimit të tij ulur, pasiv si dhe punës me ngarkesë.
“Njerëzit e kanë zgjedhur fizioterapinë edhe para Bekim Haxhiut, ajo do të ekzistojë edhe pas Bekim Haxhiut. Normal, që i takoj si profesion, e kam zgjedhur si profesion është kënaqësi që mundesh me i ndihmu. Ka nevojë siguritsht edhe Kurti, në veçanti pas punës me ngarkesë që e ka dhe qëndrimit ulur e pasivitetit, shkruan Gazeta10.
Ai ka thëksuar se fizioterapia do t’i bënte mirë edhe kryeministrtit Kurtit.
“Aktualisht nuk jam duke e ushtruar profesionin. Por, do t’i bënte mirë kryeministrtit t’i shoh efekte e fizioterapisë. Shpeshherë ka përpjekeje që të krahasohen fizioterapia me infermierin. Të gjithë jemi profesionist të pavarur, me detyra në kuadër të profesionit tonë”, tha Haxhiu në Prime Time.