Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje gjitha vajzave dhe grave që të mos durojnë në asnjë formë dhunën.
Ajo ka kërkuar prej tyre se në raste të paraqitjes së dhunës të thërrasin Policinë e Kosovës.
“I bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave mos e durojnë asnjë formë të dhunës. Të thërrasin policinë e Kosovës, numrin 192”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, Haxhiu ka thënë se institucionet nuk guxojnë të mos e kryejnë punën e tyre.
“Nuk guxojnë institucionet tona të mos e kryejnë punën e tyre. Ata duhet të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka thënë tutje Haxhiu.
Ndryshe, dje ka filluar fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Prishtinë.