Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.
Shkrimi i plotë:
“Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.
Në takim me Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.