Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë të qartë se AAK nuk do të përfshihet në qeverisje për nënshkrimin e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“E përfunduam takimin, tema ishte marrëveshja me Serbinë, pra marrëveshja reciproke e diskutuam procesin, marrëveshjen, i diskutuam sfidat që i ka Kosova në këtë proces. Pra ishte një proces me përmbajtje, pra kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje Kosovë- Serbi, raporton Demokracia.com.
Se çka përmban ajo marrëveshje dhe a u përmend drafti franko- gjerman, Haradinaj u shpreh se kanë diskutuar të gjitha nenet.
“Diskutuam për të gjitha nenet jemi munduar te japim kontributin tonë, do të vazhdojmë të japim kontributin si aleancë, që Kosova në këtë proces të arrijmë sukses. Besoj që është e rëndësishme që ky proces ta ketë vulën e Amerikës, sepse nuk mund të konsiderohet si i sigurt pa nënshkrimin e vulës së Amerikës, besoj shume në këtë, e kjo ishte kërkesë e imja që ta kishte garancinë e Amerikës, e duhet të ishte të ndodhte në Uashington”, u shpreh Haradinaj.
I pyetur nga gazetarët se sa janë qasat që AAK të përfshihet në qeverisje në momentin kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje vetëm nëse nënshkruhet.
I pari i AAK-së, Haradinaj është përgjigjur shkurtë duke thënë “zero”.
A ka gjasa për zgjedhje, Haradinaj u shpreh se duhet marrur parasysh vendimet e dialogut.
“Duhet ti marrim parasysh vendimet e dialogut, por duhet të jemi sa më serioz në këtë proces, duke e pasur parasysh shkallën e ndërkombëtarëve, duhet ta marrin shumë serioz, duhet të punojmë që Kosova të del e suksesshme, duhet të jemi sa më serioz, duhet ë punojmë që Kosova të del e suksesshme që Kosova nuk agjendë për zgjedhje”, u shpreh ai./Demokracia.com/