Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpalljes së dënimit nga Gjykata Speciale me selinë në Hagë, ndaj ish-komandantit Sali Mustafa-Cali, pasi ky i fundit është dënuar me 26 vite burg.
Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shpreson që dënimi drakonian të kthehet në pafajësisë.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”.
“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”.