Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27 vjetorin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia.
Postim i i plotë:
Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!
Gjenocidi në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia.