Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, po qëndrojnë sot në këtë shtet me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.