Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar opinionin se sot i ka dërguar shkresë kryeparlamentarit Glauk Konjufca për të mbajtur një seancë urgjente lidhur me situatën aktuale në vend.
Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se përmes kësaj seanceje, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Kurti, për të diskutuar rreth masave të Qeverisë në raport me tensionet aktuale në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot iu kam drejtu me një shkresë, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në të cilën shkresë, i kam kërku që ta marrë me urgjencë mbajtjen e një seance, dhe si pikë të rendit të ditës, kam kërku interpelancë me kryeministrin e Kosovës, zoti Kurti, me çështje për diskutim masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, ka deklaruar Haradinaj.