Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sërish fjalën në Kuvend, pasi u largua nga foltorja.
Haradinaj tha se nuk është mirë që dikush të flasë pas shpine duke i’u referuar ministrit Murati, i cili i ndërpreu fjalën në fillim.
Haradinaj është ndërprerë sërish por kësaj radhe nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
Haradinaj tha se është në rregull që po flet se është duke i folur përpara syve.Të njëjtës i replikoi duke i thënë se edhe ajo do t’ia kthejë shpinën Kurtit siç ka bërë me subjektet e tjera ku ka qenë.
“Mimozë edhe ti ke me ia kthy shpinën këtij siç u’a ke kthy të tjerëve. Folni perpara mos folni pas shpine, nuk eshte në rregull”, tha Haradinaj.