Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj tha se Hovenieri ka qenë më shumë sesa ambasador, të cilin e quajti mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.
Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik.
Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend.
Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!