Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot, e ka pyetur shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, nëse është gjetur ndonjë mënyrë e re e financimit të projektit për gazsjellësin Shkup-Prishtinë, raporton Gazeta Express.
“A ka ndonjë mënyrë të re të financimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka qenë një prej pyetjeve të Haradinajt.
Lidhur me këtë pyetje është përgjigjur kryeministri Albin Kuri, i cili ka thënë se edhe nëse do të bëhet gazsjellësi, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet, derisa ka thënë se pas një muaji do të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC-në.
“Sa për gazsjellësin, edhe nëse do të bëhet, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet. Por pas një muaji do të nënshkruajmë në Washington DC marrëveshjen me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”, ka thënë kryeministri Kurti në seancë.