Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qëndrore të AAK-së.
Nuk është bërë ende e ditur se cila do të jetë tema e konferencës për media, por Haradinaj ka qenë kritik i ashpër i qeverisë Kurti pas zhvillimeve të fundit në vend.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Sot, me fillim nga ora 13:00, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – AAK.