Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hapur konkursin e ri.
Ky konkurs ka të bëjë me pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën.
Në mesin e këtyre 37 gjyqtarëve të rinj, shtatë pozita do të jenë për komunitetin serb.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055, Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, Rregulloren Nr. 03/2021 Për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve dhe Vendimit KGJK-së Nr. 325/2022 të datës 15 Korrik 2022, shpall:
KONKURS PUBLIK PËR POZITËN GJYQTAR NË GJYKATAT THEMELORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Numri i pozitave të shpallura në nivel vendi:
TRIDHJETË E SHTATË (37) POZITA të gjyqtarëve në nivel të gjykatave themelore, prej të cilave shtatë (7) pozita të gjyqtarëve nga komunitetin serb.