Komisioner i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar sot në ditën e në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në Twitter, Varhelyi ka theksuar se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në familjen evropiane.
“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” Varhelyi u shpreh.
Ndërkohë kujtojmë se në orën 11:00 nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërmarrin sot hapin e madh pas shumë vitesh pritje.
Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE gjatë tre dekadave të fundit ka ecur në një rrugë të vështirë. Tirana u detyrua të presë tre vjet për të marrë vendimin pozitiv të Brukeslit për mbajtjen e konferencës ndërqeveritar që hap rrugën e diskutimeve mbi kornizën negociuese dhe shënon zyrtarisht çeljen e negocitave për anëtarësimin e Shqipërisë.
Në Shqipëri procesi i integrimit evropian konsiderohet thelbësor për zhvillimet demokratike. Rrugëtimi ka qenë dhe mbetet i vështirë në këto 30 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, më kthesa dhe zhvillime të papritura.
We are opening accession negotiations w/ Albania & North Macedonia. In the changing geopolitical environment, our priority remains the Western Balkans. We are committed more than ever to bring the entire region w/in the EU. Today we are making a big step towards this commitment. pic.twitter.com/QGv6gzdhOc
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 19, 2022