Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se mburrja e Qeverisë me raportin e “World Justice Project”, tregon mungesën e rezultateve konkrete qeverisëse në vend.
Halimi ka thënë se vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të.
“Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të.
Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
Histeri partiake për sukses.
Propaganda s’duket ndryshe”, ka shkruar Halimi.