Deputeti i LVV-së, Haki Abazi prapë ka thirrur një konferencë për media.
Ai tha se konferenca do të fillojë nga ora 10:00 të premten.Mes tjerash, ai ka treguar edhe temat që do t’i flasë, raporton Paparaci.
“Raporti për Kosovën për vitin 2022+ Vizat. Çasja Vuçic- Rama për Kosovën. Shëndeti publik”, shkroi ai në Facebook.Edhe javën e kaluar, Abazi ka dalë në konferencë për media, teksa ka shprehur pakënaqësitë e tij brenda LVV-së.
Ligjvënësi i pushtetit kishte pasur kritika të ashpra ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.