Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se pas uljes së çmimit të naftës do të ketë edhe zbritje të çmimeve të produkteve bazë, raporton Ekonomia Online.
Ajo në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar që sa më shpejtë tw miratohen Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale.
“Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale, sa më shpjet që të votohen këto ligje do të kenë ndikime. Çmimet në treg janë breng për qytetarët, dua të ndaj një lajm të mirë me ju se çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që të tjerat çmime dhe të produkteve bazë të ulen”, tha ajo.
Ministrja Rozeta Hajdari, tha se janë njoftuar që për Kompaninë “Vita”, është bllokuar eksporti në Bosnje e Hercegovinë me anë të barrierave jo-tarifore.
Sipas saj, më këtë çështje është duke u marr Agjencia e Ushqimit.
“Po jemi njoftuar jemi nga Oda e Afarizmit, jemi kontakt me Agjencinë e Ushqimit e cila është ne kontakt me autoritete e Bosnjës dhe presim sa më shpejt të kthehet përgjigjja. Nuk është e drejte ajo që është duke i ndodhur kompanisë, por ka edhe shumë kompani të tjera që po sfidohen por ne po i adresojmë përmes institucioneve përgjegjëse”, tha ajo.