Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës këtë të mërkurë do të takohet me KEDS-in.
Ky takim vjen pasi gjatë ditës së djeshme ishin takuar paraprakisht me Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRre).
Në takimin që nis nga ora 10:00 në zyret qendrore të KEDS-it, do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend.