Grupi i Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, nën kryesimin e deputetes Ariana Musliu-Shoshi, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Takimi u mbajt me ftesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte të njoftohej zyrtarisht Ambasadori Abbott lidhur me fillimin e aktivitetit të këtij grupi dhe njëkohësisht të informohej nga afër për aktivitetet që pritet të zhvillohen në mes të grupeve homologe në ditët në vijim.