Me një rregullim të vogël të ulëseve, Rumeysa Gelgi më në fund hipi në një aeroplan për herë të parë në jetën e saj.
Nuk ishte një rrugë e lehtë, por gruaja më e gjatë në botë e bëri udhëtimin e saj të parë me avion me ndihmën e Turkish Airlines.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gelgi, e cila është në Librin e Rekordeve Guinness për lartësinë e saj 2.15 metra.
Gelgi duhet të udhëtojë me barelë për shkak të sindromës Weaver, një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga rritja e shpejtë.
Zhvilluesja 25-vjeçare e softuerit donte të udhëtonte në SHBA për të bashkëpunuar me Guinness për një ngjarje dhe për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës së saj profesionale.
E shoqëruar nga nëna e saj, e reja hipi në fluturim me karrocën e saj me rrota përpara se të shtrihej në “barelë” brenda aeroplanit për një fluturim 13 orësh për në San Francisko.
Ajo u tha gazetarëve në Aeroportin e Stambollit se ishte shumë e emocionuar për të udhëtuar me aeroplan për herë të parë dhe se ky fluturim ishte i rëndësishëm për pacientë si ajo që kanë nevojë për “barelë”.
Gelgi jeton në Karabük, Türkiye, rreth 200 kilometra (124 milje) në veri të kryeqytetit, Ankara.