Një grua ka goditur me veturë këmbësorin zyrtar policor, përderisa po voziste në rrugë Nacionale, në fshatin Konjuh të Lipjanit.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej thuhet se rasti vazhdon të hetohet.