Greqia ka pezulluar aplikimet për viza për rusët, ka thënë Shoqata e Operatorëve Turistik të Rusisë.
Rusët nuk do të jenë më në gjendje të aplikojnë për vizë nga 27 qershori, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Greqia i bashkohet disa vendeve të tjera evropiane në pezullimin e aplikimeve të reja për viza nga rusët që nga pushtimi i saj në Ukrainë , duke përfshirë Bullgarinë dhe Spanjën. Greqia tashmë kishte ndaluar për rusët lëshimin e ‘vizave të arta’ – lejeve të qëndrimit për qëllime investimi.