Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kështu ka njoftuar zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë që ka në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”.