Richard Grenell, ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka vazhduar të interesohet rreth zhvillimeve politike në Kosovë. Më konkretisht ai ka bërë një koment për kryeministrin Albin Kurti.
Grenell, që ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se Kurti duhet të largohet nga skena politike.
“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, theksoi z.Grenell, transmeton portali serb me lokacion në Kosovë, KosovoOnline.
Kujtojmë që Grenell ka qenë vazhdimisht kundër kryeministrit Kurti, pas një përplasjeje që ata dy patën gjatë vitin 2020.