Distria Krasniqi e ka kaluar me sukses edhe raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare fitoi me IPPON ndaj zviceranes, Binta Ndiaye, shkruan Gazeta Express.
Kampionia olimpike ishte dukshëm më e mirë gjatë tërë duelit, duke mos e vënë në diskutim fitoren dhe kalimin në rrethin e tretë.
Tani në çerekfinale ajo do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.
Ndërkohë, në raundin e dytë gjendet edhe Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak minutash. /Gazeta Express/