Policia e Kosovës, njofton në Prizren, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.
Ky njoftim është bërë përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku shtohet se rasti ka ndodhur përderisa dy ankues meshkuj kosovarë ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, shkruan lajmi.net.
“GRABITJE E ARMATOSUR. Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.