Gold Ag nuk i kurseu kritikat për kolegët e tij repera që mund të jenë shumë më shumë të paguar se ai, por i këndojnë drogës dhe tematikave të tjera.
Ai tha se nuk lakmon ata që janë më të paguar.
“Unë nuk i këndoj drogës dhe nuk kam pse të ndihem keq që kolegët e mi janë më të paguar. Edhe trefishin e atij të më japin unë nuk bëhem si ai. Nuk i këndoj drogës. Nuk lakmoj. Ka shumë që marrin më shumë para se unë. Por ndoshta i çon rrush e kumbulla. Unë fëmijës, nënës, nuses sime ia çoj. E jap diku ku nuk ka por nuk e xhiroj duke e dhënë.”