Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar sot ambasadorin amerikan William Walker.
Konjufca ka treguar se në takim me ambasadorin Walker kanë folur për një pjesë të kaluarës gjatë luftës së Kosovës, të arriturat dhe zhvillimit aktuale në vend, rajon e botë, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu tha se ambasadorit “pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”.
Konjufca shprehet mirënjohës gjithmonë për kontributin e dhënë të ambasadorit gjatë luftës së Kosovës me Serbinë, gjatë vitit 1999.
Postimi I plotë:
Është një kënaqësi e madhe për mua sa herë që takohem me ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker.
Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë.
Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë.
Sot e kujtuam një pjesë të së kaluarës, diskutuam edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë.
Mirënjohës gjithmonë për z. Walker.